INFORMACIONE MBI EKIPIN LACIAN FUTBOLLIN SHQIPTAR E ATE TE HUAJ
 
PortaliForumGalleryPytėsoriKėrkoLista AnėtarėveGrupet e AnėtarėveidentifikimiRegjistrohu

Share | 
 

 ""IL PINTURIKIO"" HISTORIA E ALESANDRO DEL PIEROS

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Admin
Admin
avatar

Numri i postimeve : 12
Join date : 02/09/2008

MesazhTitulli: ""IL PINTURIKIO"" HISTORIA E ALESANDRO DEL PIEROS   Tue Sep 16, 2008 2:00 pm



“Pasaporta”

Emri i plotė: Alessandro Del Piero

Datėlindja: 9 Nėntor 1974

Vendlindja: Conegliano, Itali

Gjatėsia: 173 cm

Pesha: 73 kg

Pseudonimet: Pinturikio, Mr.Juventus, Il Fenomeno Vero, Alex

Pozicioni: Sulmues mbėshtetės

Klubi aktual: Juventus



Ēmimet dhe shpėrblimet: 7 Kampionate italiane: 1994‑95, 1996‑97, 1997‑98, 2001‑02, 2002‑03, (2004‑05, 2005‑06): Dy tė fundit tė revokuara pas skandalit tė futbollit “Calciopoli”

4 Superkupat italine: 1995, 1997, 2002, 2003

1 Kupė tė Italisė: 1994‑95

1 Ligė Kampionesh: 1995‑96

3 Medalje finalisti nė Ligėn e Kampioneve:1996‑97, 1997‑98, 2002‑03

1 Superkupė Europiane: 1996

1 Kupė Ndėrkontinentale: 1996

1 Kupė Intertoto: 1999

1 Kupė Bote: 2006



Shpėrblimet

Futbollisti Europian i Vitit U‑21

“MVP”, Ēmimi i Finales sė interkontinentales nė vitin 1996

Ēmimi pėr lojtarin mė tė mirė italian 1998

Ēmimi pėr Lojtarin mė tė Plotė 1998

Golashėnuesi mė i Mirė i Ligės sė Kampioneve 1997

Golashėnuesi mė i Mirė i Ligės sė Kampioneve 1998

Ēmimi pėr Lojtarin mė Popullor italian

Ēmimi pėr Futbollistin mė Karizmatik nė Itali, 2001

Sulmuesi mė i mirė i 10 vjeēarit nė Ligėn e Kampioneve

Golashėnuesi mė i mirė i tė gjitha kohrave pėr ekipin Juventus






Alessandro Del Piero lindi nė 9 nėntor 1974, nė Koneljiano tė Italisė. E filloi futbollin mbrapa oborrit tė shtėpisė sė tij dhe pėrfundoi si futbollist profesionist, si dhe kapiten i Juventusit dhe i ekipit kombėtar italian. Ishte pikėrisht “Il Fenomeno Vero”, ai qė e ēoi Italinė nė fitimin e Kupės sė Botės “FIFA 2006″. Megjithatė, ndonėse “i janė prerė paksa pendėt” nėn udhėheqjen e Kapelos, nė sezonin futbollistik 2006-2007, kur Juventusi e fitoi titullin nė Itali, por iu hoq si pasojė e “Calciopolit”, “Fenomeni” tregoi se ėshtė i aftė tė shėnojė gola edhe nga stoli i rezervave…,nė rolin e zėvendėsuesit tė minutave tė fundit.

E ėma e tij, Bruna, ishte njė shtėpiake “e stazhionuar”, ndėrsa Xhino Del Piero, i ati i tij, ishte elektriēist. E ėma, duke e parė Del Pieron nė fėmijėrinė e tij, qė kthehej i gjakosur dhe i dėrrmuar nė shtėpi, dėshironte mė shumė qė tė bėhej portier, pasi djali nuk mund tė vazhdonte mė tej “vetė‑sakatimin”. Ndėrsa po darkonin nė shtėpinė e tyre, nė fshatin Koneljiano, ajo iu lut atij qė tė luante nė portė. Por, i vėllai i Del Pieros, Stefano, i ktheu pėrgjigjen aty pėr aty sė ėmės: “Nuk e sheh qė Alex ėshtė i mirė nė sulm?” Alex mezi po priste tė nesėrmen tė fillonte sėrish futbollin nė oborrin e shtėpisė, sė bashku me dy miqtė e tij, Nelsonin dhe Pierpaolon. Tė tre dėshironin tė bėheshin futbollistė, por vetėm Alessandro arriti t’ia dilte mbanė kėsaj, pasi edhe i vėllai i tij, Stefano, pėr shkak tė njė dėmtimi nė moshėn 9‑vjeēare, u shkėput nga ekipi i Sandorias, ku sapo kishte nisur tė aktivizohej. Ndėrsa nė vitet e mėpasshme, Del Piero ka rikujtuar se, si i ri qė ishte, asnjėherė nuk kishte pasur para tė mjaftueshme tė udhėtonte jashtė shtetit, prandaj, pėr kėtė arsye, njė fije peri e ndante qė tė merrte profesionin e shoferit tė mauneve, pasi vetėm nė kėtė mėnyrė do tė vizitonte dhe do tė njihej me vende, krahina dhe kultura tė ndryshme. Mė vonė, si njė futbollist profesionist, ai do tė ishte i aftė tė shėtiste jo vetėm pėrreth botės, por do tė bėnte qė “edhe ajo tė rrutullohej pėrreth tij”.



Karriera futbollistike

Shpesh Del Piero luan si sulmues mbėshtetės dhe rrallė si mesfushor apo sulmues i vijės sė parė, ndėrsa nė Itali vendosja e kėtij futbollisti njihet nė termin “Trequartista”. Ai nuk ėshtė nga mė tė lartėt apo mė tė pėrparuarit nė fushė, por njė gjė ėshtė e sigurt, se Del Piero ėshtė sulmuesi mė krijues nė botė. Jo mė kot specialistėt e futbollit e kanė konsideruar Del Pieron “gjuetar pa leje i golave”. Ai, madje, ėshtė njė ekspert i lindur nė triblimet ndaj mbrojtėsve kundėrshtarė, edhe nė ato situata qė njihen si “topi i vdekjes”, por mė tepėr ėshtė i shquar nė gjithė botėn pėr goditjet e lira dhe penalltitė. Veēanėrisht zona pėrreth portės kundėrshtare “bėhet kaēurrel”. Prej tij vijnė goditjet e forta nga mbi 10 jardė (9.1 m) jashtė kuadratit tė penalltisė, njė zonė e cila njihet ndryshe si “La Zona Del Piero” (Zona e Del Pieros).

Po ku e mėsoi kaq mirė futbollin Del Piero? Mos ishte gjė ai njė talent i lindur, mbrapa oborrit tė shtėpisė? Pėr herė tė parė Del Piero u aktivizua me ekipin e qytetit tė San Vendemianos, kur ai u largua nga shtėpia e tij nė moshėn 16-vjeēare, ndėrsa karrierėn e tij profesionale e filloi mė 1991, me ekipin e Padovės nė Serinė B tė Italisė. Nė vitin 1993, Aleks u transferua nė ekipin e Juventusit. Del Piero kreu debutimin e tij tė parė kundra ekipit tė Foxhias ,nė Serinė A, nė shtator 1993. Nė ndeshjen pasardhėse ai shėnoi golin e tij tė parė, kundra Rexhianės, kur doli nė fushė si zėvendėsues, ndėrsa nė ndeshjen ndaj Parmės kreu njė “hat‑trick” (roveshiatė). Me blerjen e tij, Juventusi kishte krijuar “Scudetton” e parė pas tetė viteve, ndėrsa ai sezon pėr Del Pieron do tė ishte ngjitja e shkallėve tė karrierės. Me klubin e Torinos ai fitoi kampionatin e Serisė A plot shtatė herė (1995, 1997, 1998, 2002, 2003, 2005, 2006), titulli i fundit i mohuar nga “Calciopoli”, Ligėn e Kampioneve mė 1996, dhe Kupėn Ndėrkontinentale, nė po tė njėtin vit. Sezoni mė i mirė i tij u shėnua midis 1997‑1998, kur Del Piero shėnoi 21 gola nė Serinė A. Emri i tij u ngjit gjithashtu edhe nė krye tė golashėnuesve tė Ligės sė Kampioneve me 10 gola, ndėrsa u pėrfshi edhe njė gol tjetėr nga njė goditje e lirė kundra ekipit tė Monakos nė gjysmėfinale. Del Piero do ta kalonte keqazi sezonin 1998‑1999, kur do tė akuzohet pėr doping nga ekipi i Juventusit, ndėrsa mė pas gjendet i pafajshėm. Nė muajin tetor ai pėson njė dėmtim nė gju, pėrgjatė ndeshjes qė doli nė barazim 2‑2, me ekipin e Udinezes. Ky aksident do ta mbante atė jashtė fushės sė blertė dhe madje me vonesa pėr rikuperim tė plotė pėr kėtė sezon. Juventus vuajti pėr shkak tė tij dhe ēalė‑ēalė shkoi drejt vendit tė 6‑tė nė Serinė A. Qarkulluan madje edhe zėra se asnjėherė Del Piero nuk do ta merrte veten pas kėtij aksidenti, njėherėsh do tė mbyllej nė kėtė mėnyrė potenciali i tij i saponisur, nė njė moshė tepėr tė re. Ai merr pseudonimin “Pinturicchio”, bazuar mbi njė shaka tė Xhani Anjelit, i cili e krahasoi daljen nė fushė tė Del Pieros me atė tė Roberto Baxhios nė njė paralele, midis studentit “Pinturicchio” nga Peruxhia dhe mėsuesit “Caravaggio”. Ndėrsa nga fansat e tij ai do tė quhej “Il Fenomeno Vero”. Nė historinė e futbollit, ai do ta tregonte veten se nė tė vėrtetė ishte “Fenomen”. Njė prej pikave tė forta tė Del Pieros ėshtė zhdėrvjelltėsia e tij, e cila e lejon atė qė tė luajė nė pozicione tė ndryshme tė sulmit. Kur filloi karrierėn e tij nė klube si “sulmues‑fluturues”, ai u fiksua mė tepėr nė rolin e pozicionimit tė mbėshtetėsit tė sulmuesve. Pėr shkak tė pregatitjes sė tij teknike tė admirueshme, duke dhėnė pasa tė saktė dhe duke krijuar njė vizion plot mbresa, ai mori nė kėtė mėnyrė edhe rolin e organizatorit; mbrapa sulmuesve. Nė zonėn rrethuese tė penalltisė, fuqia e tij dhe idea e shpikėsit tė golit triumfonin sa herė vihej pėrballė portierit. Nėn udhėheqjen e Marēelo Lipit si trajner, krijmtaria e Del Pieros u shfaq edhe mė shumė. Ai tregoi klas me goditjet vdekjeprurėse tė treshes sė quajtur “trident‑attack”, e formuar nga veteranėt Xhanluka Viali dhe Fabricio Ravaneli. Pas kėsaj, Del Piero fiton “me tė drejta tė plota” rolin e udhėheqėsit dhe organizuesit tė kombinimeve, mbrapa Zinedin Zidan dhe Filipo Inzagit. Nė kėtė pozicion ai do tė qėndronte deri nė fillim tė vitit 2001, por sėrish Del Piero do tė ngelej roli vital me partnerin e tij mė tė ri, Pavel Nedved, si mesfushor, dhe David Trezegue, i pėrparuar, duke kontribuar jashtėzakonisht shumė nė suksesin e Juventusit dhe atė tė ekipit kombėtar italian. Del Piero, nė janar 2007, regjistroi vendin e parė nė top‑listėn e futbollistėve tė F.C. Juventus me daljen e tij tė 500‑tė pranė kėtij ekipI
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://kflaci.homegoo.com
Admin
Admin
avatar

Numri i postimeve : 12
Join date : 02/09/2008

MesazhTitulli: Re: ""IL PINTURIKIO"" HISTORIA E ALESANDRO DEL PIEROS   Tue Sep 16, 2008 2:02 pm

Fitues i Kupės sė Botės

Suksesi i tij nė nivelin e klubeve ishte i padiskutueshėm. Por, Del Piero, nė tė shkuarėn e tij, kishte regjistruar disa pėrhumbje nė lojėn pėr ekipin kombėtar italian, ndonėse aktualisht nė formacionin kombėtar ndodhet nė vendin e 4‑t tė golashėnuesve mė tė mirė tė tė gjitha kohėrave. Nė Kupėn e Botės, “FIFA 1998″, ai mori famėn dhe konkuroi me tė favorshmin Roberto Baxhio, tė cilin e la tepėr mbrapa. Por lajmet e kėqija s’vonuan tė vinin edhe pėr tė. Pėsoi probleme si pasojė e njė dėmtimi, duke lėnė fushėn e lojės pėrgjatė finales sė Ligės sė Kampioneve, ndėrsa luante pėr ekipin e Juventusit. Dy vite mė vonė, Del Piero u bė njė prej fajtorėve kryesorė qė ekipi italian humbi dy shanse nė minutat e fundit, nė finalen e “Euro 2000″, tė cilat automatikisht do tė kishin skualifikuar Francėn. Megjithatė, ai u rikthye nė skenėn ndėrkombėtare nė Kupėn e Botės “FIFA 2002″, nga njė sezon tepėr madhėshtor nė Serinė A, ku Juventusi kishte fituar titullin. Del Piero shėnoi njė gol vendimtar kundra Hungarisė, duke kualifikuar ekipin “Azzurri” pėr Kupėn e Botės. Nė kėtė garė ndėrkombėtare ai shėnoi gjithashtu edhe njė gol kundra Meksikės, me prekjen e parė tė topit, pas njė ndėrrimi, duke e dėrguar Italinė nė raundin e dytė, megjithėse kjo nuk i ndihmoi shumė ata. Pas “Euro 2004″, Del Piero do tė kalonte me ekipin e Juventusit njė moment tepėr tė rėndėsishėm, pas zėvendėsimit tė trajnerit Marēelo Lipi me Fabio Kapelon. Trajneri i ri, Kapelo, nuk ishte tepėr i bindur pėr mundėsitė e Del Pieros, duke i dhėnė mė shumė favore yllit tė Ajaksit, Zlatan Ibrahimoviēit. Nė kėtė mėnyrė kapitenit tė Juves iu desh tė luftonte sė tepėrmi, pėr t’ia vėrtetuar ndryshe. Dhe shėnon 14 gola nė Serinė A, duke ndihmuar njėkohėsisht Juven nė “Scudetto 28″, qė mė pas iu hoq bardhezinjve dhe iu dha Interit, si pasojė e “Calciopolit”. Goli mė i veēantė do tė mbahet mend njė roveshatė drejt portės sė ekipit kuqezi milanez. Pėrgjatė Kupės sė Botės 2006, kapiteni i Juventusit do tė kalonte pothuajse tė gjitha ndeshjet nė stolin e rezervave. Do tė zėvendėsohej nė minutat e fundit, siē ishte nė ndeshjen kundra Ganės, apo nė minutėn e 54‑t nė ndeshjen pasardhėse, me ekipin amerikan. Del Piero do tė ishte mė aktiv pėr Italinė pėrgjatė ndeshjeve pėrcaktuese; duke filluar nga tė gjashtėmbėdhjetat me Australinė. Nė 4 Korrik 2006, ndėrsa u ndeshėn me shtetin pritės, Gjermaninė, nė ndeshjen e gjysmėfinales, Del Piero u risoll nė fushėn e lojės si zėvendėsues, sėrish nė fund tė ndeshjes, duke shėnuar pėr Italinė golin e dytė. Pas njė pushimi tė shkurtėr, ndėrsa Gjermania rifitoi epėrsinė, Alessandro Del Piero shėnon njė tjetėr gol pėr Italinė, nėpėrmjet njė pasi tė dhėnė perfektshmėrisht nė njė shteg tė ngushtė mbrojtėsish nga mbrapa kurrizit nga Alberto Xhilardino. Del Piero nė mėnyrė mjeshtėrore kalon topin sipėr Jens Lehmann. E nė kėtė mėnyrė ai shuan edhe shpresat e fundit tė gjermanėve. Goli u konsiderua si ndėr mė tė mirėt e tė gjithė kompeticionit. Nė finale, Del Piero shėnoi penalltinė e katėrt pėr Kupėn e Botės 2006, duke e ndihmuar Italinė tė fitonte Kampionatin Botėror pėr tė 4‑tėn herė nė historinė e saj. Italia menaxhoi tė shėnonte tė pesta penalltitė. Del Piero do tė deklaronte mė pas se fitimi i Kupės sė Botės kishte qenė pėrherė ėndrra e tij fėmijėrore. Larg tė qėnit kapiten i Juventusit, Del Piero rastėsisht udhėhoqi Italinė nė mungesė tė gjetjes sė njė kapiteni po aq tė aftė sa edhe ai pėrgjatė gjithė kėsaj kohe. Deri nė vitin 2006, Del Piero ka mbajtur titullin e kapitenit plot 5 herė. Ai gjithashtu ka pasur fatin qė tė ketė numrin 10 nė fanellėn sportive nė ekipin kombėtar italian. Vonė, ai ia dorėzoi fanellėn me kėtė numėr Franēesko Totit. Del Piero u rikthye tek “Axurrėt” me bluzėn numėr 7 pėr disa arsye sentimentale, pasi ky ishte pikėrisht numri me tė cilin Alessandro filloi karrierėn nė futbollin profesionist.



Progresi direkt nga stoli

Ekspertėt kanė pranuar se Del Piero ėshtė rikthyer sėrish nė lavdinė e sezonit 2005‑2006, duke shėnuar 20 gola nė tė gjitha kompeticionet. Goli qė do tė mbahet mend nė memorje do tė ngelet ai i goditjes sė lirė, me tė cilin fituan ndeshjen ndaj rivalėve tė tyre mė tė mėdhenj, Inter. Megjithatė, roli i tij nė Juventus ka ndryshuar paksa pėrgjatė sezonit 2006, nėn udhėheqjen e Kapelos, i cili ka preferuar ta pėrdorė atė si njė zėvendėsues pėr “impaktet e menjėhershme”. Nė sezonin 2006, Del Piero barazoi José Altafinin, nė Serinė A, me njė rekord prej 6 golash, si zėvendėsues i minutave tė fundit. Vetė Del Piero ėshtė nė ambivalencė pėrreth aftėsive tė tij, tė bėjė gola nga banka e rezervave, duke thėnė se “do doja qė njerėzit tė mė njihnin mua mė shumė se zėvendėsimin nga stoli dhe ndryshimin komplet tė lojės”. Nė marsin e vitit 2006 u hodh ideja e pėrfundimit tė karrierės futbollistike nė njė klub jashtė Italisė, nė qoftė se ata do t’i garantonin atij njė vend ku tė fillojė lojėn si sulmues i avancuar. Nė 10 janar 2006, Del Piero u bė lideri-golashėnues i tė gjitha kohrave pėr ekipin e Juventusit, kur shėnoi plot tri herė nė Kupėn e Italisė, nė ndeshjen kundėr Fiorentinės, dhe regjistroi nė total pėr klubin e tij 185 gola. Pozicioni i mėparshėm ishte mbajtur nga Xhiampiero Boniperti, i cili kishte shėnuar 182 gola pėr njė klub. Pas skandalit tė madh italian, “Calciopoli”, kur Juventus shkoi nė Serinė B dhe dy “scudetot” e fundit iu revokuan, Del Piero bėri tė ditur se do tė qėndrojė kapiten i bardhezinjėve edhe pėr Serinė B. Dalja e tij e parė pas triumfit tė Kupės sė Botės do tė ishte Kupa e Italisė, nė ndeshjen kundra Ēesenės, nė 23 gusht 2006. Qė nga koha kur Juventusi do tė luante nė Serinė B, nė sezonin 2006‑2007, fushata pėr Kupėn e Italisė ishte bėrė gjithnjė edhe mė e rėndėsishme pėr klubin, me qėllimin e vetėm qė tė linin “njė shenjė” pėr kėtė klub nė arkivėn e Kupės UEFA. Meqėnėse ia kishte marrė dorėn edhe mė parė stolit, Del Piero filloi pikėrisht prej andej. Juventus dhe Ēesena po e mbyllnin takimin nė rezultatin 1‑1, kur Del Piero hyn nė minutėn e 74‑t dhe, pikėrisht pas 9 sekondash, shėnon, duke i dhėnė Juventusit golin e fitores. Del Piero do tė shėnonte sėrish nė 27 gusht, nėturin e dytė tė Kupės, nė rolin e zėvendėsuesit, kur nė minutėn e 61‑tė realizon golin kundra ekipit tė Napolit, nė stadiumin e “San Paolos”. Juventus, i mbėshtetur nga prapa nga Del Piero, kishte shėnuar dy herė radhazi nė portėn e napolitanėve, duke e ringjitur Juven nė krye, por Napoli barazon dhe ndeshja shkon drejt penalltive. Ekipit tė Napolit dukej se po i printe fati. Ata do ta fitonin ndeshjen nė 5‑4. Nė tetor 2006, Del Piero regjistroi 200 gola pėr Juventusin nė ndeshjet zyrtare (pėrfshirė ato tė Serisė A, Ligės sė Kampionave, Kupės sė Italisė dhe tė tjera kompeticione zyrtare). Ai shėnoi golin e 200‑tė pėr bardhezinjtė nė ndeshjen kundra Frosinone, nė 28 tetor 2006.





Shkurt pėr “Del Piero Gentleman”

Qė nga viti 1999, Alessandro Del Piero ishte takuar pėr herė tė parė me Sonia Amoruso, ndėrsa nė vitin 2005 ata i japin fund kėsaj lidhjeje me njė…martesė. Del Piero ka realizuar disa CD tė tijat, ndėrsa konsiderohet si njė nga mė tė paguarit, pėr bonuse dhe tė ardhurat nga reklamat. Del Piero mbahet edhe si mashkulli me arritjet dhe zbritjet e tij tė mėdha. Ai ka fituar kėshtu titujt, “‘Coppa d’Argento’ Premio Speciale Gentleman”, “San Siro Gentleman Serie A TIM”, ndėrsa “Associazione Soomaaliya Special Award for Fairness” e vendos atė nė listėn e personave qė nuk kanė qenė kurrė arrogantė, agresivė apo violentė. Pele e angazhoi Del Pieron nė 125 futbollistėt qė morėn pjesė nė 100-vjetorin e FIFA‑s (FIFA 100). Ai gjithashtu regjistroi emrin e tij si njė nga futbollistėt europianė mė tė mirė nė 50 vitet e “UEFA Golden Jubilee Poll”. Futbollisti ėshtė klasifikuar me notėn 10 nė 1996, pasi Juventus fitoi Kampionatin, Ligėn e Kampioneve dhe titullin Kampionė tė Italisė. Po ashtu, futbollisti Del Piero ka marrėdhėnie tė mira me Noel Gallagher dhe madje gjithė grupin “Oasis”. Gallagher ėshtė pėrdorur si “maskota fatsjellėse” e Del Pieros nė Kupėn e Botės 2006, ndėrsa e ka ftuar atė personalisht nė hotelin e “Azzurėve” pas fitores. Ai shfaqet sė bashku me Marko Materacin nė koncertin e Rolling Stones nė Milano nė vitin 2006, pasi Italia kishte fituar Kupėn e Botės. Ikona e NBA‑sė, Stiv Nesh dhe legjenda e ēiklizmit, Edi Merks kanė deklaruar se edhe ata janė fansa tė flaktė tė Del Pieros. Nė fund tė vitit 2006, nė muajin nėntor, Del Piero mori ēmimin Airc: “Believe in Research” pėr kontributin e tij nė promovimin dhe mbėshtetjen e kurimit tė tumorit.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://kflaci.homegoo.com
 
""IL PINTURIKIO"" HISTORIA E ALESANDRO DEL PIEROS
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
KF LACI KURBINI :: KAMPIONATET EUROPIANE :: KAMPIONATI ITALIAN-
Kėrce tek: