INFORMACIONE MBI EKIPIN LACIAN FUTBOLLIN SHQIPTAR E ATE TE HUAJ
Portali­Forumi­Gallery­Pytėsori­Kėrko­Lista e Anėtarėve­Grupet e Anėtarėve­Identifikohu­Regjistrohu
Share | 
 

 Fitorja nė transfertė, njė ogur i mirė pėr Laēin

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Admin
Admin


Numri i postimeve: 12
Join date: 02/09/2008

MesazhTitulli: Fitorja nė transfertė, njė ogur i mirė pėr Laēin   Sat Sep 06, 2008 10:57 pm

Skuadra kurbinase, qė kėtė sezon ėshtė njė kandidate serioze pėr njė kategori mė lart, e ka nisur nė mėnyrėn mė tė mirė kampionatin. Laēianėt kanė thyer njė “tabu” qė nė javėn e parė, atė tė fitoreve jashtė fushe. Kujtojmė qė gjatė sezoneve tė fundit Laēi ka vuajtur shumė nga “sėmundja” e rezultateve jo tė mira nė transfertė. Nė kėtė sens, fitorja 1-0 nė Librazhd me Sopotin ėshtė njė ogur i mirė pėr realizimin e objektivit. Tė besuarit e trajnerit Ilir Gjyla, falė njė goli tė lezhjanit Kreshnik Ivanaj, janė kthyer me 3 pikė shumė tė rėndėsishme nga Librazhdi, pasi ato ndikojnė shumė nė moralin e futbollistėve. Pra, ka qenė njė fitore me shumė vlera pėr Laēin ajo nė fushėn e Sopotit, qė ėshtė njė ekip i fortė. Suksesi nė transfertė e rendit Laēin pėrkrah pretendentėve tė tjerė pėr nė superligė, siē janė Skėnderbeu, Kastrioti, Luftėtari dhe Burreli. Gjithsesi, do tė jenė javėt nė vazhdim qė do tė evidentojnė skuadrat mė tė forta. Laēianėt kanė filluar tė pėrgatiten pėr ndeshjen e radhės, atė me Adėn nė fushėn e tyre. Nė pamje tė parė duket njė ndeshje e lehtė, por kurbinasit nuk duan t’i bėjnė asnjė nėnvlerėsim, pasi humbja e ndonjė pike do tė zbehte fitoren e javės sė parė. Trajneri Gjyla duket se ka ndėrtuar njė skuadėr tė denjė pėr tė pretenduar superligėn, pasi ka nė pėrbėrje lojtarė me pėrvojė, tė cilėt dinė t’i zgjidhin situatat e vėshtira. Tani vėmendja ėshtė te ndeshja me Adėn, ku vlen vetėm fitorja.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://kflaci.homegoo.com
 

Fitorja nė transfertė, njė ogur i mirė pėr Laēin

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
KF LACI KURBINI :: SKUADRA E LACIT :: INFORMACIONET E SKUADRES-